Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes krijuan një miqësi gjatë rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP Albania deri pas largimit të saj nga shtëpia e famshme.
Por, me rikthimin e saj në BBVA raporti i tyre nuk është më i njëjtë dhe të dy kanë qenë të distancuar me njëri-tjetrin.
Për këtë Efi së fundmi ka kërkuara që të sqarohet me Luizin, i cili i tha se nuk ka ndryshuar asgjë në raportin e tyre.
Por, kjo gjë nuk e bindi Efin dhe ky raporti i tyre u diskutua edhe gjatë spektaklit të së martës (4 prill) duke u përballur sërish me njëri-tjetrin.
Efi tha se nuk po arrin që ta kuptoj se çfarë po e shqetëson Luizin në raport me të përveç që ai dëshiron Kiarën në finale dhe jo atë.
“Nuk kam fjalë, e vetmja gjë që më shqetëson dhe ndihem shumë e zhgënjyer është pjesa e miqve që supozohet që kam lënë brenda, unë e kuptoj që duke qenë se ka vetëm një vend në finale nga ne të katër, e kuptoj që ai do Kiarën, por nuk e kuptoj pse kjo gjë duhet ta pengoj për të qenë thjeshtë një mik”, tha Efi.
“E kuptova me veten time, jam e rritur për ta kuptuar situatën dhe prap nuk e kuptoj qëllimin e tij për të më mbajtur kaq larg, pse më gënjejë kur unë e pyes, ndihem e zhgënjyer se në fund të ditës unë jam e njëjta”, u shpreh tutje ajo.
Një video që Efi ka realizuar gjatë kohës sa ishte jashtë në mbrojte të Luizit kur ai u quajt edhe dhunës pse mbajti Kiarën në një hapësirë të ngushtë për të fituar një sfidë të dhënë nga “Vëllai i Madh”, këngëtari shkodran tha se me aq sa kishte parë nga ajo video nuk e kupton pse ajo e ka bërë këtë dhe ka dalur kundër Kiarës.
E prekur ajo tha se ka shpresuar se do të mirëkuptohej nga Luizi për videon që ajo e bëri pasi nuk i është transmetuar e plotë dhe nëse do e shoh kur të dalë të ta kuptoj pse e ka bërë.
Në anën tjetër, edhe Luizi e pranoi që sjellja e tij me Efin nuk është e njëjtë duke thënë se pas daljes nga shtëpia do të kenë mundësi që të sqarohen, pasi ai nuk e di se çfarë bëhet jashtë pasi është i izoluar prej 100 ditësh
“Arrita me njofto e Armaldon, Kristin dhe shumë të tjerë, prandaj kjo lojë më ka bërë shumë dyshues, nuk bëjë krahasime, nuk them që ti je si ata, ata janë më mirë se ti, apo ata më mirë se ti, prandaj po të them mos shfrytëzo atë liri që e ke patur jashtë për t’i parë gjërat më ftohtë dhe më ndryshe me mua që jam i mbyllur brenda tash e 100 ditë, unë shoh, flas dhe gjykojë vetëm atë që shoh këtu brenda, nuk e di se çfarë bëhet jashtë”, u shpreh Luizi./Telegrafi/