Një kampion bote si Paul Pogba dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij dhe progresin e bërë në Rusi te Juventusi.
Kjo pasi në dy vitet e fundit ai nën drejtimin e Jose Mourinhos nuk ka treguar në maksimum aftësitë e tij.
Tani me Cristiano Ronaldon në Juventus, Pogba e ka njoftuar Manchester Unitedin nëpërmjet agjentit të tij Mino Raiola, se ai dëshiron të largohet dhe të luajë edhe një herë me ‘Zonjën e Vjetër’.
Djajtë e Kuq kishin paguar rreth 114 milionë euro për francezin dy vite më parë, gjë që e komplikon çdo largim të Pogbas nga klubi, e sidomos drejt Juves.
Pogba beson që kalimi te Juve do ta kthente atë në majat e futbollit, ndërsa klubi italian është kthyer në atraktiv pasi ka arritur marrëveshje me Cristiano Ronaldon.
U flit se ka oferta nga Barcelona, por që bisedimet fillestare nuk vazhduan më tutje, duke dështuar që në fillim.
Juventusi është duke punuar që të nënshkruajë edhe me një mesfushor, ndërsa emri më i preferuar duket Sergej Milinkovic Savic. /Telegrafi/