Site icon Telegrafi

Efekti “Lionel Messi”: Inter Miami shet të gjitha biletat e sezonit për vitin 2024

Ardhja e futbollistit argjentinas, Lionel Messi në Inter Miami solli një revolucion në futbollin amerikan dhe ai pati një ndikim veçanërisht pozitiv në marketingun e klubit të tij.

Klubi nga Florida përveç se fitoi trofeun e parë në histori, Kupën e Ligës, këtë sezon, ata po vjelin edhe fryte tjera falë Messit.

Inter Miami tashmë ka konfirmuar se ka shitur të gjitha biletat vjetore për vitin 2024 dhe po bën suksese financiare falë Messit, edhe pse skuadra nuk u kualifikua në play-off këtë vit.

Megjithatë, magjistari me këpucë futbolli ka shpresa të mëdha për një vit më të suksesshëm dhe priten përforcime tjera për ta bërë ekipin edhe më konkurrues.

Tifozët kanë ende mundësinë të regjistrohen dhe të blejnë bileta individuale për ndeshjet e Inter Miamit në sezonin e rregullt në MLS. /Telegrafi/

Exit mobile version