Telegrafi

“Efekti Inzaghi” – Vlerësohet lartë goli i Interit me tika-taka ndaj Dynamo Kievit, Dzeko shënon ende pa u zyrtarizuar

Interi ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen e sotme (e shtunë) miqësore ndaj Dynamo Kievit, duke dhuruar edhe futboll të bukur.

Nerazzurrët kanë pasur shumë probleme këtë verë, duke u larguar fillimisht trajneri Antonio Conte dhe shitur me pas dy yjet, Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku.

Megjithatë, drejtuesit kanë ndërhyrë shpejt duke ofruar ish-trajnerin e Lazios, Simone Inzaghi dhe Denzel Dumfries e Edin Dzeko në vend të lojtarëve.

Lexo po ashtu Debutoi me fitore te Interi, Inzaghi flet për ndeshjen e parë dhe pritjet e sezonit

Efekti i trajnerit italian Inzaghi si duket ka filluar të vërehet menjëherë dhe loja e tij thuhet se ka filluar të praktikohet tashmë nga lojtarët.

Kjo është vërejt në fitoren 3-0 në miqësore ndaj Dynamo Kiev, ku disa aksione po cilësohen se mbajnë ‘firmën’ e Inzaghit.

Goli i parë i shënuar nga Nicolo Barella në minutën e 13-të po vlerësohet lartë, pasi Interi luajti tika-taka me disa pasime të njëpasnjëshme dhe shumica nga to me erdhën me thembër.

Në këtë ndeshje shënoi edhe Edin Dzeko (34’), i cili ende nuk është zyrtarizuar si lojtar i ri dhe Stefano Sensi (60’) për 3-0. /Telegrafi/