Site icon Telegrafi

Arbër Zeneli mund ta anulojë dasmën e tij për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19

Arbër Zeneli ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në Instagram Live për t’iu përgjigjur pyetjeve tona dhe të shikuesve.

Sulmuesi i Kosovës ka folur për të gjitha, karrierën, golat e shumtë, Kosovën si dhe klubin Reims.

Në një moment Arbëri foli edhe për jetën private, ku tani është i fejuar me bukuroshen Majlinda Hoda. Çifti kosovar kanë caktuar edhe datën e martesës e cila është paraparë të zhvillohet në muajin korrik të këtij viti.

Mirëpo shkaku i pandemisë Covid-19, Arbëri mund ta shtyjë dasmën e tij për vitin e ardhshëm, shkruan Telegrafi.

“Martesën e kemi planifikuar për në muajin korrik, por ende nuk po dihet se çfarë do të ndodhë me këtë coronavirusin”.

“A e keni shtyrë dasmën? Jo deri më tani, po presim deri në maj të shohim se çfarë do të ndodh. Nëse është kjo situatë normalisht do ta shtyjmë për vitin tjetër”, deklaroi Zeneli për Telegrafin.

Çifti nga Kosova janë fejuar në muajin qershor të vitit të kaluar, teksa ata shpesh herë shpërndajnë foto së bashku dhe janë të lumtur pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version