Site icon Telegrafi

Efekti Big Brother, rrugët e Shkodrës të boshatisura gjatë mbrëmjeve të spektaklit

(Foto: Terenc Pepa/Top Channel)

‘Big Brother VIP Albania 2’ vijon të boshatisë qytetet çdo të martë dhe të shtunë në mbrëmje.

Rrugët e qytetit të Shkodrës janë bosh, edhe pse është fundjavë dhe qytetarët kanë më shumë kohë që të dalin, njofton Top Channel

Efekti i Big Brother VIP vijon të ketë ndikim të madh te qytetarët, të cilët preferojnë ta kalojnë në shtëpi ose të mblidhen në lokale për të shikuar spektaklin.

Lexo po ashtu Në të gjithë botën në Google kryeson kërkimi për ChatGPT dhe Botërorin, në Kosovë e Shqipëri dominojnë kërkimet për Big Brother

Pamjet e mëposhtme janë filmuar në orën 21:15 minuta në rrugët e qytetit të Shkodrës nga fotografi Terenc Pepa.

Këngëtari Luiz Ejlli dhe komiku Tan Brahimi janë dy konkurrentët nga qyteti i Shkodrës që ndodhen aktualisht në shtëpinë e BBVA.

 

 

Exit mobile version