Carlo Ancelotti thuhet se i ka ditët e numëruara te Napoli.
Trajneri italian ka dëshpëruar në këtë fillim sezon me rezultate, andaj napolitanët po e mendojnë shkarkimin e tij.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Aurelio de Laurentiis po e kërkon një zëvendësues të ish-trajnerit të Real Madridit dhe Chelseat.
Ancelotti pas 15 ndeshjeve në krye të skuadrës në këtë sezon, po renditet në vendin e shtatë dhe duket se shkarkimi i tij është i pashmangshëm.
Gennaro Gattuso mund ta marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të këtij sezoni, por nëse arrin ta tregojë vetën, atëherë do ta fitojë kontratën permanente.
Në garë për ta marrë drejtimin e skuadrës së Napolit thuhet se është edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja. /Telegrafi/