Telegrafi

Edy Reja publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Uellsit dhe Çekisë, nuk mungojnë befasitë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja ka dalë ditën e sotme në konferencën zyrtare për mediat, ku ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar, në prag të dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë kundër Uellsit, më 5 qershor dhe tre ditë më vonë ndaj Republikës Çeke.

Ekipi do të nisë grumbullimin prej ditës së sotme në kompleksin “Tropikal”, ku do të qëndrojë deri më 1 qershor, përpara se të niset drejt Uellsit, ku edhe do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore.

Nga Uellsi, kuqezinjtë do të nisen drejt Pragës, për të luajtur edhe ndeshjen tjetër të planifikuar ndaj Republikës Çeke.

Trajneri kuqezi ka ftuar 25 lojtarë për këto dy ndeshje, ku nuk mungojnë befasitë. Nga befasitë janë edhe dy portierët e Superiores, Alen Sherri dhe Romeo Harizaj.

Lista e lojtarëve të ftuar:

/Telegrafi/