Telegrafi

Edy Reja publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit – prurje të reja dhe rikthime te kuqezinjtë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reya ka publikuar listën me 28 futbollistë të ftuar për tri ndeshjet e vlefshme eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kuqezinjtë janë gati për ndeshjet kualifikuese të muajit mars, ku do të tentojnë të marrin sa më shumë pikë nga ndeshjet e vlefshme për Grupin I.

Kombëtarja shqiptare do të luajë në udhëtim ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars do të presë Anglinë në Tiranë.

Lexo po ashtu Anglia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë, disa rikthim interesante te “Tre Luanët’

Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në udhëtim.

Për këto ndeshje, trajneri Reja ka vendosur t’i ftojë plot 28 futbollistë, ku nuk mungojnë risitë.

Lexo po ashtu “Tifozat Kuq e Zi” kërkojnë t’i lejojnë në stadium për mbështetjen e Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese

Nedim Bajrami, Mario Mitaj, Enis Cokaj dhe Gentian Selmani, ndërsa është kthyer në kombëtare pas një kohe edhe Arlind Ajeti.

Në listë sigurisht se nuk mungojnë ‘senatorët’ si Elseid Hysaj, Berat Gjimishiti, Ledian Memushaj, Sokol Cikalleshi dhe Etrit Berisha.

Lista e lojtarëve të ftuar

/Telegrafi/