Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja, foli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Lituanisë, ku vlerësoi maksimalisht ekipin kundërshtar.
Trajneri italian u ndal edhe te lojtarët e rinj të ftuar në grumbullimin e fundit, teksa i vlerësoi maksimalisht këta të fundit.
“Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë. Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë”.
“Presingu në rritje dhe gabimet tona individuale shkaktuan pësimin e golit. Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se është një ekip me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtë gjë ta ushtrojë dhe nëse”.
“Do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, për të arritur në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes”.
“Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë”.
https://www.youtube.com/watch?v=TvbjuCFj5gc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3C06LApjAiovUAthTismpgBZfrbu8E2WzwgrlyOTWANOZU9pn9hiJERis&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit
“FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap mbas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj”, u shpreh Reja. /Panorama/