Ish-trajneri i Lazios dhe Napolit, Edy Reja, pritet të marrë vendin e Christian Panuccit, i cili u shkarkua gjatë ditës nga detyra e trajnerit të Shqipërisë.
73-vjeçari italian nuk ka punuar me asnjë klub që kur ka lënë Atalantan në verën e vitit 2016.
Ai është shfaqur si favorit i nxehtë dhe është raportuar të jetë në negociata të avancuara me Federatën Shqiptare të Futbollit për të marrë vendin e punës së lënë bosh nga Panucci.
Panucci u shkarkua mëngjesin e sotëm (e shtunë) pasi humbi ndeshjen e parë në shtëpi në kuadër të eliminatoreve Euro 2020 me rezultat 2-0 ndaj Turqisë.
Ai u emërua në verën e vitit 2017, por arriti vetëm katër fitore, dy barazime dhe nëntë humbje 15 ndeshje.
Në rast se Reja emërohet si trajneri i ri, ai do të bëhet trajneri i tretë radhazi italian në stolin e Shqipërisë pas Gianni De Biasit dhe Panuccit. /Telegrafi/