Mesfushori i Ajaxit, Edson Alvarez ka folur për thashethemet që e lidhën atë me një transferim te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Reprezentuesi meksikan u bashkua së voni me Ajaxit, duke zënë vend në formacionin titullar dhe duke dhuruar paraqitje të mira.
Paraqitje e tij të mira kanë bërë që Alvarez të shfaqet si një objektiv për Real Madridin gjatë afatit të janarit, por një transferim nuk ndodhi.
Edson, duke folur për mediat e ka pranuar se ai ishte në dijeni të thashethemeve.
“Kam dëgjuar thashethemet se Real Madridi më donte, por nuk di asgjë për këtë”.
“Unë vazhdoj të punoj shumë sepse e di se mund të arrij qëllime të mëdha”.
“Kam ende shumë për të mësuar”, ka thënë Alvarez për Telemundo. /Telegrafi/