Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka debatuar sërish me Santiana Malokun, ku i ka thënë se nuk mundet ta manipuloj.
Transgjinorja nga Suhareka ia ka përmendur momentin kur Ylli Dervishi e ka prekur në të pasme.
“Ti ke qenë loja e Bucit. Mos ta kishte thënë atë fjalën, do të dilje ti. Jam e sigurt”, u shpreh biondja.
Ajo tutje shtoi: “E ke lënë me të prekur. Ka qenë në prapanicë. Kjo për mua është tradhti”.
Bukuroshja gjakovare e ka mohuar vazhdimisht duke thënë se ‘ai më njeh, e di si jam unë’.
“Nuk po e mohoj, e kanë parë të gjithë”, theksoi mes tjerash Maloku.
Buci dhe Santi janë komentuar vazhdimisht për veprimet e tyre në BBVK 2. /Telegrafi/