Site icon Telegrafi

Edona Reshitaj, nominohet si aktorja më e mirë në një festival në SHBA

Duket se puna e palodhshme e aktores shqiptare ka filluar të shpërblehet.

Bëhet fjalë për aktoren Edona Reshitaj, e cila është nominuar për çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin “Cinerockom” të Los Angeles të SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Nominimi i saj vjen nga loja e saj në filmin “Ballkoni”, regjisores e të cilit është Lindita Zeqiraj.
Kujtojmë se Reshitaj ka pasur shumë role nëpër filma, por më së shumti u bë e njohur me rolin e motrës medicinale Meri në serialin kosovar “Spitaliks”. /Telegrafi/

Exit mobile version