Telegrafi

Edona Llalloshi publikon këngën “Diten e hane”

Edona Llalloshi (Foto: Instagram/edonallalloshi)

Këngëtarja e njohur e zhanrit popullor, Edona Llalloshi, është njëra nga më të preferuar në estradën shqiptare.

Ajo numëron vite në industrinë muzikore, duke sjellë në mënyrë të njëpasnjëshme projekte dhe bashkëpunime.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Edona ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e saj më të re.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur i njohuri Ilir Berani, ndërsa për pjesën vizuale është angazhuar vëllai i saj, Milot Llalloshi, përmes Emf Creative.

Sikurse edhe në çdo klip tjetër, këngëtarja shqiptare është shfaqur tërheqëse me fustan elegantë.

Kënga “Diten e hane” është publikuar në platformën YouTube, ndërsa që në orët e para ka filluar të pëlqehet nga fansat e saj. /Telegrafi/