Site icon Telegrafi

Edona James pozon në veshje tradicionale shqiptare

Ajo ka qenë njëra nga banoret më të zhurmshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Bëhet fjalë për Edona James, e cila mori vëmendje të madhe në atë format dhe po vazhdon të jetë shumë e përfolur.

E njëjta po merr vëmendje të madhe përmes rrjeteve sociale, ku numëron mijëra njerëz, për të cilat ndan fotografi e video të ndryshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Këtë herë, transgjinorja nga Suhareka është shfaqur në veshje tradicionale shqiptare.

Biondja ka shkëlqyer në paraqitjen në stil më ndryshe pasi të tillë nuk e kishim parë.

Lexo po ashtu Pyetet nëse do të hynte sërish në Big Brother, Edona James: Zoti mos e bëftë

Sidoqoftë, ish-konkurrentja pak muaj më parë ka qenë duke shijuar një lidhje me një shqiptar në Maqedonia.

Pas mbarimit të reality shou-t, Edona tha se nuk do të shkojë më për të jetuar në Gjermani, duke i lënë kështu të gjitha për Kosovën. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version