Një tjetër përplasjeje e ashpër ka ndodhur së fundmi mes dy banorëve, Blero dhe Edona, të cilët u përfshinë në një debat të nxehtë gjatë mbrëmjes së enjte.
Shkëndija e debatit filloi kur Blero i ngriti zërin Edonës për faktin se ajo e kishte zgjuar nga gjumi.
Ndërsa Blero ia bëri të qartë Edonës pakënaqësinë e tij, transgjinorja nuk hezitoi të mbrojë vendin e saj dhe të vendosë kufijtë e respektit.
Ajo i tha atij me ashpërsi “që të mos ia ngre zërin më, me grua të tij ai mund të flasë si të dojë, nuk është gruaja e tij ajo”.
Kjo replikë nxiti një vazhdim të deklaratave dhe të replikave të ashpra ndërmjet tyre, duke shkaktuar një situatë të tensionuar që u bë e vështirë për të tjerët banorët të qëndrojnë indiferentë.
Edona në veçanti ka marrë inat ndaj Bleros dhe i ka prishur raportet me të në mbrëmjen kur në zinxhirin e shpëtimeve, Blero zgjodhi Ganiun dhe jo Edonën. /Telegrafi/