Transgjinorja e famshme nga Suhareka, Edona James, ka dhënë intervistën e saj të parë pas finales së madhe të Big Brother VIP Kosova.
E ftuar në emisionin “Hallakamë”, Edona ka folur për herë të parë mbi fituesin e këtij edicioni, ish-futbollistin Lumbardh Salihu, duke ia quajtur fitoren të pamerituar.
“Unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100 për qind këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet. Edhe unë po t’i kisha futur 50 mijë euro vota, do ta kisha fituar”, u shpreh Edona.
Kështu ajo ka ngritur dyshimet mbi babanë e Lumit, ish-deputeti Salih Salihu, i cili ka lobuar mjaft shumë nëpër intervista që djali i tij të shpallet fitues.
“Unë po i shoh gjërat, po i shoh reagimet. Po i shoh videot se si krejt njerëzit janë bërë nervozë, dhe krejt po thonë ‘Ti ke qenë Big-i. Pa ty nuk kish qenë Big Brother kaq i madh’”, tha tutje James.
https://youtu.be/8Z_AkasXzT4?si=WCpo46Ill1L6UtYJ
Edona e cila shihej si një nga konkurrentet më potenciale për të fituar këtë edicion të Big Brother VIP Kosova, befasisht u gjend e para nga emrat e skualifikuar në finale, duke përfunduar e katërta në renditje,
Në vendin e tretë u rendit Shqipe Hysenja, gjersa vendin e dytë e zuri Blerando Lajçi. /Telegrafi/