Telegrafi

Edona James e nervozuar me veprimin e Albyt, thotë se për shkak të operacioneve që ka kryer nuk e toleron goditjen në të pasme

Banorja e Big Brothet VIP Kosova, Edona James gjatë ditës së djeshme pati një debat të fortë me Albyn dhe Lumbardhin.

E gjitha erdhi pasi Alby e goditi Edonën në të pasme, duke bërë që ajo të reagonte ashpër, madje edhe duke shpërthyer në lot.

Por, gjatë një bisede me Bleron, Edona ka treguar se pse ndodhi një reagim i tillë i saj, duke u shprehur se “se nuk e toleron kur po e godasin në të pasme”.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ajo tha se “për shkak të operacioneve që i ka kryer, i dhemb më shumë se sa e mendojnë të tjerët”.

Lexo po ashtu Blero: Kur të dal nga këtu do ta shijojë jetën me të dashurën time, të krijojë familje me të

“Është dhimbje e madhe, sikur me ta ndez shkrepësen, Alby nuk e ka bërë me qëllim sepse nuk e ka ditur, por mua nuk më pëlqen me më godit, isha duke vdekur nga dhimbja kur më goditi”, tha mes tjera Edona.

Por Edona më shumë është irrituar me Lumbardhin kur Alby e goditi atë, pasi që ai i kishte thënë mirë ta bëri.

Kujtojmë që Edona më parë ka zbuluar se ajo ka shpenzuar mijëra euro për transformimin dhe operacionet plastike në trupin e saj. /Telegrafi/