Site icon Telegrafi

Edona James, Blero dhe Gani Gërmia rezultojnë tre banorët më të pëlqyer nga publiku në Big Brother VIP Kosova

Të premten, Big Brother VIP Kosova 2 ka bërë të ditur rezultatet e televotimit të parë të hapur në këtë edicion.

Nga ky televotim u thanë emrat e tre banorëve më të votuar nga publiku dhe dy më pak të votuar, të cilët automatikisht shkuan në televotim.

Nga rezultatet që u kumtuan nga zarfi, tre banorët më të pëlqyer të publikut rezultuan: Edona James, Blero dhe Gani Gërmia.

Opinionisti Bledi Mane e cilësoi një sukses më vete faktin që në mentalitetin shqiptar, një transgjinore nga komuniteti LGBT+ si Edona Jamers, ka marrë pëlqyeshmërinë e publikut.

Lexo po ashtu Linda Halimi: Unë me burrin 'gjuajmë' vajza së bashku

Ndërkohë dy banorët më pak të votuar ishin Brikenda dhe Blerando, të cilët janë edhe të nominuarit e javës.

Gjatë mbrëmjes së premte, në spektaklin e BBVK ka pasur debate të shumta mes banorëve, të cilët aktualisht janë plot 20 në shtëpinë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version