Në një zhvillim të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Edona ka marrë në shënjestër Bucin, duke kritikuar lojën e tij në këtë edicion televiziv.
Me humor dhe ironi, ajo e ka krahasuar veten me një figurë të re dhe vendimtare në garë, duke vënë në kontrast sukseset e Bucit në programe të ngjashme në të kaluarën.
“Nëse ti je marrë me të gjithë banorët dhe ke fituar, do ta kisha kuptuar, por ti e ke kufizuar veten vetëm te Santiana”, u shpreh Edona, duke nënvizuar se ajo ka luajtur një lojë më gjithëpërfshirëse që nga fillimi.
“Jam unë ajo që të kam mësuar se çfarë do të thotë të luash, jo ti mua”, shtoi ajo, duke u shprehur se është koha e saj të shkëlqejë në këtë “epokë”.
Me një dozë vetëbesimi dhe të shënjuar nga një dashuri për skenën, Edona ka përdorur fjalët “Edona James” për të përshkruar epokën e re që ajo mendon se po udhëheq në këtë sezon të “Big Brother VIP Kosova”.
“Ti mund të kesh fituar në vitet 1980, por tani jemi në 2025 me Edona James”, vazhdoi ajo, me qëndrimin e një konkurrente që është e bindur në aftësitë dhe strategjitë e saj të lojës.
Përndryshe këtë javë të nominuar janë tre konkurrentë të fortë të shtëpisë: Blerando, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Santiana Maloku.
Njëri prej tyre do të eliminohet nga gara e madhe të premten, pa një mundësi të dytë kthimi për shkak të shkatërrimit të biletave të fatit që Lumbardhi bëri mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit, me kusht që çmimit të madh t’i shtoheshin 10 mijë euro. /Telegrafi/