Këngëtarja Edona Llalloshi së shpejti do të vijë me projektet e reja.
Megjithëse shtatëzënë, këngëtarja nuk po ndalet së punuari rreth prurjeve të reja muzikore.
Për Telegrafin Edona tha se është duke realizuar një “Cd” me këngë të përpunuara.
“Bëhet fjalë për një përmbledhje me këngë popullore, të cilat janë të përpunuara”, tha këngëtarja duke zbuluar se kjo “Cd” do të përmbajë 11 këngë.
Këto këngë do të prezantohen në xhirimet e vitit të ri , ndërsa përmbledhja pritet të publikohet së shpejti.
Veç kësaj deri në fund të vitit njëra nga artistet më të dashura për publikun shqiptar do të sjell edhe një videoklip. /Telegrafi/