Telegrafi

Edon Zhegrova dhuroi një asistim fantastik në ‘stilin Messi’ në fitoren e Baselit ndaj Zurichut

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ka dhuruar një paraqitje pozitive në fitoren e ekipit të tij, Baselit ndaj Zurichut.

Baseli ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Zurichunë takimin e vlefshëm për javën e 21-të në Superligën e Zvicrës.

Golat në këtë fitore të klubit të madh zviceran i shënuan Fabian Frei (1’, 80’, 84’) dhe Valentin Stocker (45+).

Megjithatë, paraqitje të mirë ka dhuruar edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 31-të në vend të Kevin Bua.

Lexo po ashtu Mediumi zviceran me rrëfim të veçantë për Edon Zhegrovën – Ndihmohet nga Xhaka, prindërit i ka gjithmonë afër vetes

Ylli i Dardanëve arriti të lë gjurmë duke dhuruar një asistim fantastik tek goli i katërt i shënuar nga Frei.

Deri më tani këtë sezon, Zhegrova ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime me Baselin. /Telegrafi/