Që nga gushti i kaluar, Edon Zhegrova dhe Jonathan David kanë shënuar dhjetë nga njëmbëdhjetë golat e Lille në Ligën e Kampionëve.
Të martën, më 5 nëntor, LOSC Lille mbajti në kontroll Juventusin e Torinos duke barazuar 1-1, falë një bashkëpunimi midis David dhe Zhegrovës, që rezultoi me golin që solli barazimin.
Le Monde shkruan për kanadezin dhe kosovarin, këta dy futbollistë nga kombe modeste futbolli kanë marrë përgjegjësinë për suksesin e Lille në Ligën e Kampionëve.
Jonathan David është një golashënues modern, i njohur për shpejtësinë dhe saktësinë e tij, ndërsa Edon Zhegrova është një anësor emocionues, i aftë për të “torturuar” mbrojtësit kur të dojë me driblimet e tij.
Dyshja e Lille ka bërë mrekulli në fushë, duke ndihmuar ekipin të dalë i pamposhtur kundër gjigantëve si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Juventus.
Një shembull i kësaj ishte performanca e Zhegrovës, i cili me një pasim mjeshtëror ndihmoi Davidin të shënojë kundër Juventusit.
Dy javë më parë, ata ishin faktor kyç në fitoren ndaj Atlético Madrid, ku Zhegrova barazoi rezultatin, ndërsa David shënoi dy gola.
Në një tjetër ndeshje, David realizoi penalltinë fitimtare kundër Real Madridit, gjë që ishte fituar nga Zhegrova.
Kjo performancë e shkëlqyer ka bërë që Zhegrova dhe David të jenë figura qendrore të suksesit të Lille në Evropë këtë sezon. /Telegrafi/