Site icon Telegrafi

Edon Shileku zbulon në BBVK se ka pranuar oferta të çuditshme seksuale me shuma marramendëse parash

Aktori Edon Shileku vazhdon të mbetet ndër banorët më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ai herë pas here shfaqet si “Drag queen”, në personazhin të cilin e ka quajtur Victoria Owns, duke u veshur dhe trukuar si femër.

Gjatë një bisede me banorët së fundmi, Shileku ka treguar se njerëz të ndryshëm i shkruajnë mesazhe private në profilin e Victorias, duke i bërë oferta të ndryshme.

“Më shkruajnë tek Victoria, hajde po të paguaj sa e sa mijë euro, mos bë asgjë me mua, vetëm me më rrah, me më shkelë, me më pështy”, janë disa nga mesazhet që Edoni thotë se i ka pranuar.

Por ai thotë se këto oferta i ka hedhur poshtë, ngase nuk e cilëson vete si sadist.

“Nëse e kisha bë këtë do të isha sadist. S’jom dal kurrë ashtu, edhe pse më kanë afruar shumë para, por jam tutë. Jo që ma kish ndi kështu me dal, se ajo kurrgjë hiq ‘ta maltretoj, ta rrahi ta mbys’”, ka shtuar ai.

Përndryshe, këtë javë në nominim gjenden gjithsej pesë banorë: Stresi, Shota, Vivien, Andi dhe Xhuli – ku një prej tyre do të lërë shtëpinë të premten. /Telegrafi/

 

Exit mobile version