Telegrafi

Edon Shileku rrëfen periudhën e rëndë kur ka abuzuar me lëndë narkotike

(Foto: Screenshot/YouTube/Big Brother VIP Kosova)

Në një bashkëbisedim me Xhuli Nurën dhe Arta Selimin, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edon Shileku ka rrëfyer edhe një herë për periudhën e abuzimit me lëndë narkotike.

Gjatë rrëfimit të tij, ai ka thënë se kishte filluar të merrte shumë droga duke eskaluar dhe duka kaluar “në gjendje tjetër”, saqë kishte humbur shumë peshë.

Po ashtu, ka thënë se nuk flinte kurrë, si edhe villte çkado që hante dhe “më doli emri drogirash”, ashtu që të gjithë e shikonin si dikush që ka dështuar.

Më pas i ishte nënshtruar detoksikimit në reprtin e sëmundjeve të vartësisë në Psikiatri duke e kaluar gjithë procesin.

Meqenëse nuk i besonte vetes, si edhe familjarët duhej të kujdeseshin për veprimet e mëtutjeshme të tij, pas asaj periudhe – Edoni pohon se ishte izoluar me muaj në Mitrovicë derisa është pastruar dhe pastaj është kthyer për ta përfunduar fakultetin. /Telegrafi/