Ish-konkurrentët e Big Brother VIP kanë folur për eksperiencën e tyre brenda këtij formati.
Edon Shileku, i cili u paraqit si Victoria Owns, ka thënë se nëse do e dinte më përpara nivelin e popullit, nuk do të hynte në një mënyrë të tillë.
Ai theksoi se ka hy për të dhënë kauzën e tij, por edhe për të fituar spektaklin.
“Nuk e di thjesht unë kam hy për me dhënë kauzën time, që ta dërgoj kauzën time deri në një pikë të caktuar. Gjithashtu kam hy edhe për të fituar. Nëse e kisha dit çfarë niveli është populli ynë, që tani e di kisha mos me qenë ndoshta Victoria, kisha me qenë vetëm Edoni”, u shpreh ai.
“Nuk e di a kisha hy. Kauza ime ka qenë shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë me shku në finale dhe me fitu ka qenë gjithashtu e rëndësishme. Tani e kam bërë këtë gjë, nëse do kem në të ardhmen me hy në një reality tjetër nuk do të kisha qenë Victoria sepse populli ynë nuk është gati për ta parë Victorian”, vazhdoi më tej ylli i “Drag Queen”.
Pesë finalistët e edicionit të parë ndërkohë janë: Stresi, Xhuli, Vedati, Artani dhe Mbresa.
Ata garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/