Site icon Telegrafi

Edlira Qefalija e quan psikopat Ilir Krasniqin, ish-partnerin e bashkëshortit të saj Milaim Zeka

Bashkëshortja e deputetit Milaim Zeka, Edlira Qefalija, e ka quajtur psikopat Ilir Krasniqin, ish-partnerin e bashkëshortit të saj në biznes, me të cilin ai akuzohet për skemën e mashtrimit të vizave.

Vetë Ilir Krasniqi ka kërkuar të replikonte me bashkëshorten e Milaim Zekës, Edlira Qefalija, për t’i demantuar deklarimet dhe akuzat e saj.

”Ju pretendoni se unë bëjë interpelancë me një psikopat. Ky më hiqet mua sikur baba, nanë, dashuri. Le t’i harrojë këto fore”, tha Qefalija, në Info Magazine të Klan Kosovës.

”A mu dogj bishti a floku a hunda, do ta shohim në fund. Do të përballemi çdo moment me Ilir Krasnqin, njeri i cili nuk e njeh familjen e tij, fëmijët e tij”.

”Ilir Krasniqi nuk e ka idenë e limiteve njerëzore”.

”Tani na doli edhe teorria e re që nuk ia sponzorizoi fushatën. Le të jetë drejtësia ajo që do ta japi vulën e fundit”.

Ilir Krasniqi përmes një prononcimi të tij me telefon në Info Magazine, e ka akuzuar Milaim Zekën se për çështje të të hollave është në gjendje edhe të zhduk njerëz.

”Milaim Zeka është një njeri që për pare dhe për interes është në gjendje me të zhduk”, është shprehur ai.

Exit mobile version