Telegrafi

Edita Tahiri i reagon Lajçakut: Beogradi duhet ta ndryshojë Kushtetutën, e jo Kosova

Foto: Arkiv

Deklarata e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin, ka nxitur reagimin e ish-kryengociatores Edita Tahiri.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Lajçak ka shkuar përtej asaj çka në fakt është dashur Beogradi zyrtar që të ndryshojë Kushtetutën për ta larguar Kosovën të cilën e paraqet në të si pjesë të Serbisë.

Ajo madje fajëson Qeverinë e Kosovës që nuk kanë kërkuar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Emisari i BE për dialog Lajçak kërkoi zbatimin e Asociacionit madje paska shkuar me larg duke kërkuar ndryshimin e kushtetutës se Kosovës. Qeveria jone u deshtë te kërkoj qe Serbia ta ndryshoj kushtetutën duke hequr Kosovën nga kushtetuta e saj. Por nuk dëgjuam se Qeveria jone ka kërkuar diçka te tille. Gjate kohës sime si Kryenegociatore ne dialogun e Brukselit kam kërkuar vazhdimisht si dhe kam dërguar një memorandum tek BE-ja për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, duke theksuar se kjo është pikënisje drejt njohjes reciproke dhe jo ndryshimi i Kushtetutës se Kosovës. /Telegrafi/