Telegrafi

Edicion special i Lamborghini Aventador

Kompania Lamborghini ka përgatitur një edicion të veçantë të modelit Aventador, e bërë për nder të bashkëpunimit në mes të markës dhe kompanisë Pirelli.

Aventador Pirelli Edition për konsumatorët do të jetë në dispozicion në verën e vitit të ardhshëm dhe atë në version Coupe dhe Roadster, ndërsa çmimi ende nuk është bërë i ditur.

Kjo veturë karakterizohet me një eksterier dyngjyrësh (kombinimi bardh e zi, por në dispozicion ka edhe opsione të tjera), me një mbulesë transparente të motorit, rrotat “Dione Gloss Black” prej 20 dhe 21 inç, vijat e kuqe, gomat “Pirelli PZero” me logo të kuqe të kompanisë Pirelli, enterierin prej lëkure me qepje të kuqe e kështu me radhë.

Motori i këtij modeli mbetet i njëjtë V12, 6.5 l me kapacitet prej 700 KF, dhe me autonomi prej 350 kilometrash në orë, ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 2.9 sekonda. /Koha/