Telegrafi

Edy Reja sqaron arsyen e qëndrimit në Shkodër, ndërsa refuzon të flasë lidhur me postin e trajnerit të Shqipërisë

Edoardo (Edy) Reja (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Prania e trajnerit Edy Reja në “Loro Boriçi”, në sfidën që do të vendoste fatin e Christian Panuccit, shtoi zërat se mund të jetë 73-vjeçari trajneri i huaj i radhës i kuqezinjve.

Por, Reja ka treguar të vërtetën e vizitës së tij në vendin tonë. Ai u shpreh se ka ardhur në Shqipëri për të parë disa futbollistë

“Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi dhe nuk konkludoi rastet”.

Lexo po ashtu Edy Reja, favoriti kryesor për stolin e Kombëtares së Shqipërisë

“Unë kam ardhur në Shqipëri të shoh disa lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane dhe kjo është arsyeja pse jam në lëvizje”, citon SuperSport fjalët e tij.

Ndërsa mundësisë lidhur me mundësinë që ai të jetë trajneri i Shqipërisë, ka thënë: “Jo, jo. Nuk flas për këtë gjë”.

Edoardo Reja (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)