Telegrafi

Edy Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Islandës dhe Moldavisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Disa minuta më parë, Edi Reja, ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese në EURO 2020.

Në listën e publikuar nga selektori i Shqipërisë ka disa befasi, siç ajo e Berat Gjimshitit, ndërsa në skuadër të rikthyer Sokolo Cikalleshi.

Në listën e strategut është përfshirë edhe Kristi Qose, ndërsa nga lëndimi është rikthyer edhe Odise Roshi.

Siç ishte raportuar ditë më parë, Tomas Strakosha nuk do të jetë pjesë si pasojë dëmtimi, ndërsa vendin e tij do ta marrë portieri i Laçit, Gentian Selmani.

Shqipëria do të jetë mysafir i Islandës më 8 qershor, ndërsa më 11 qershor do ta pret Moldavinë. /Telegrafi/