Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një postim për fitoren e djeshme të Shqipërisë ndaj Çekisë me rezultat 3-0.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë së Shqipërisë ka falënderuar futbollistët, stafin e trajnerëve dhe tifozët kuqezi për rezultatin dhe atmosferën gjatë ndeshjes.
Ai e shoqëroi shkrimin e tij me një foto të tabelës së klasifikimit aty ku Shqipëria kryeson me 13 pikë.
Shqipëria mori dje në fitore të madhe ndaj Çekisë dhe i është afruar edhe më shumë kualifikimit në EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.
Djelmoshat e Sylvinhos dhuruan një ‘show’ për tifozët prezent në stadium dhe të gjithë ata që e përcollën këtë ndeshje anembanë botës dhe tani synojnë që në grumbullimin e radhës ta mbyllin njëherë e përgjithmonë dilemën e kualifikimit./Telegrafi/