Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njihet si një tifoz i flaktë i Juventusit.
Dhe natyrisht se e ka përcjellë me vëmendje duelin kthyes çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës deh Bianconerëve.
Kreu i Qeverisë shqiptare e ka publikuar një fotografi në Facebook nga ndeshja, të cilën e ka quajtur: “Fotografia e ditës”.
Në imazh ndodhet kapiteni i Juves, Gianluigi Buffon, duke e ngushëlluar superyllin e Barcës, Lionel Messi.
Juventusi e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 nga të dyja ndeshjet. /Telegrafi/