Telegrafi

Edhe zyrtarisht, Fenerbahçe nis bisedimet me Rizesporin për Muriqin

Vedat Muriqi mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve në kampionatin turk.

Reprezentuesi i Kosovës ka lënë pas vetes një sezon të jashtëzakonshën në Superligën e Turqisë, ku ka realizuar 17 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Kjo ka bërë që të ketë shumë oferta duke përfshirë edhe Fenerbahçen, e cila po këmbëngul që të sigurojë shërbimet e futbollistit tonë.

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/Çaykur Rizespor)

Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal, ka konfimuar se ka nisu bisedimet me klubin stambollas dhe ka takuar të parin e klubit të “kanarinave të verdha”, Ali Koç.

“E vërtetë është se kam biseduar ne Koçin për Muriqin. Deri më tani ka pasur takime pozitive”, pohoi Kartal.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi në formacionin e sezonit në Turqi

Ai më tutje ka konfirmuar se është kontaktuar edhe nga zyrtarët e klubit francez të Toulouses, por edhe të Levantes e Ceta Vigos.

Ndryshe, 25-vjeçari do të jetë pjesë e Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020, ku “Dardanët” do të takohen me Malin e Zi dhe Bullgarinë. /Telegrafi/