Vedat Muriqi mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve në kampionatin turk.
Reprezentuesi i Kosovës ka lënë pas vetes një sezon të jashtëzakonshën në Superligën e Turqisë, ku ka realizuar 17 gola dhe ka bërë tetë asistime.
Kjo ka bërë që të ketë shumë oferta duke përfshirë edhe Fenerbahçen, e cila po këmbëngul që të sigurojë shërbimet e futbollistit tonë.
Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal, ka konfimuar se ka nisu bisedimet me klubin stambollas dhe ka takuar të parin e klubit të “kanarinave të verdha”, Ali Koç.
“E vërtetë është se kam biseduar ne Koçin për Muriqin. Deri më tani ka pasur takime pozitive”, pohoi Kartal.
Ai më tutje ka konfirmuar se është kontaktuar edhe nga zyrtarët e klubit francez të Toulouses, por edhe të Levantes e Ceta Vigos.
Ndryshe, 25-vjeçari do të jetë pjesë e Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020, ku “Dardanët” do të takohen me Malin e Zi dhe Bullgarinë. /Telegrafi/