Sulmuesi i Chelseat është dënuar për sjelljen e tij të pahijshme në takimin e fundit kundër Evertonit në kuadër të FA Cup.
Costa ishte ndëshkuar me karton të kuq në atë takim, ndërsa është veprimi i tij në duel me Gareth Barryn ai që ka nxitur debatin në mediat angleze. Dyshohet se ai ka kafshuar mesfushorin anglez.
“Diego Costa akuzohet për sjelljen e tij të hijshme në përballjen e fundit kundër Evertonit në kuadër të FA Cup. Pretendohet për sjelljen e tij me rastin e kartonit të tij të dytë të verdhë’, thuhet në konfirmimin e Federatës angleze, transmeton Koha.net.
Ai ka kohë deri të enjten, më 17 mars që t’i përgjigjet kësaj akuze.