Një prostitutë nga Malavi, Sandra Ntonya, ka treguar për The Sun se është paguar nga futbollisti i Manchester Cityt, Yaya Toure, për të kryer marrëdhënie me të në disa raste.
“Më telefononte 10 herë brenda një jave dhe më bombardonte me mesazhe. Më premtonte se do të ma ndryshonte jetën, por në fund më paguante vetëm 140 funte në orë”.
“Kam shkuar edhe me të vëllanë e tij, Kolo (mbrojtësi i Liverpoolit). Ai më dha vetëm 60 funte për gjysmë ore dhe një bakshish prej 10 funtesh”, ka thënë 34-vjeçarja, transmeton Panorama.
Mirëpo, të kontaktuar nga tabloidi, vëllezërit Toure e kanë përgënjeshtruar lajmin, edhe pse Ntonya ua ka treguar gazetarëve mesazhet si dëshmi.
Sa janë të vërteta fjalët e prostitutës nuk dihet, derisa Yaya Toure e konsideron veten një mysliman të devotshëm, i cili ka tre fëmijë me bashkëshorten Gineba. /Telegrafi/