Telegrafi

Edhe Will Smith në fillim iu bashkua atyre që qeshën në kurriz të gruas së tij, por shikimi i Jadas nxiti reagimin e aktorit

(Foto: Screenshot/Twitter)

Ndonëse shumëkush mendon se ngjarja e mbrëmshme në ceremoninë e Oscars ishte një lojë e mirë inskenuar dhe joshje për sa më shumë shikues, përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re një detaj që, siç pretendojnë ata, tregon se çfarë fshihet pas atij reagimi.

Në internet po qarkullon një video, ku fokusohet fytyra e Jada Pinkett Smith dhe reagimet e saj gjatë batutave të pahijshme për të, por edhe momentin pak para shuplakës.

Gjegjësisht, në xhirim shihet se edhe Will Smith fillimisht iu bashkua atyre që qeshën në kurriz të gruas së tij. Jada më pas rrotulloi sytë dhe situata u kthye papritur kur ajo drejtoi shikimin kah bashkëshorti i saj.

Lexo po ashtu Zënka mes Will Smith dhe Chris Rock ka nisur vite më parë - komediani ishte tallur në ‘kurriz të çiftit’ edhe në “Oscars 2016”

Në vijim pasoi reagim i aktorit, i cili u ngjit në skenë për ta goditur me shuplakë kolegun Chris Rock që bënte shaka në kurriz të bashkëshortes së tij dhe pastaj i bërtiste nga vendi që të mos ia përmendte emrin.

 

Përdorues të shumtë të Twitterit konsiderojnë se shikimi i saj ishte “momenti kyç” i përshkallëzimit të situatës, ku theksohet se Smith nuk e goditi Rockun për shakatë, por për zhgënjimin që kishte krijuar gruaja e tij.

Lexo po ashtu Çfarë është alopecia areata, çrregullimi auto-imun nga i cili vuan Jada Pinkett Smith?

Ndryshe, Jada qe disa vite lufton alopecinë, një gjendje autoimune që shkakton rënien e flokëve. /Telegrafi/