Telegrafi

Edhe Wenger komenton duelin e Xhakave

Arsene Wenger ka komentuar duelin e vëllezërve, Granit dhe Taulant Xhaka, të cilët do të takohen me skuadrat e tyre Basel dhe Arsenal në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Arsenalit, tha se kjo është një sfidë e veçantë për lojtarin e tij, Granitin.

“Xhaka nesër luan kundër Xhakës, kështu që është një punë familjare më shumë”, tha Wenger.

“Basel është një skuadër që dominon kampionatin zviceran për vite me radhë dhe ata kanë pasur rezultate të shkëlqyera edhe me skuadra në Angli si Manchester United, Chelsea, Liverpol etj. Pra kanë rezultate të forta në Evropë”, komentoi Wenger.

Arsenal-Basel zhvillohet nesër nga ora 20:45. /Telegrafi/