Site icon Telegrafi

Edhe ushtrimet mund ta përshpejtojnë procesin e plakjes – shmangni gabimet që mund t’ju kushtojnë

(Foto: Men's Health/Getty Images)

Me kalimin e viteve, shumica prej nesh kanë fituar disa shprehi në rutinën e stërvitjes, megjithatë është e rëndësishme të dimë se ka edhe zakone të këqija – të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes.

Pavarësisht nga mosha juaj, duhet të ushtroheni rregullisht dhe të jeni aktiv.

Nëse dëshironi të plakeni me hijeshi, është thelbësore të ndërtoni dhe ruani forcën e muskujve, duke përmirësuar gjithashtu gjendjen tuaj fizike dhe shëndetin e zemrës.

Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe aktive mund të përmirësojë cilësinë e jetës tuaj dhe të zgjasë jetëgjatësinë tuaj, por disa zakone të stërvitjes bëjnë të kundërtën.

Lexo po ashtu Optimizmi mund të jetë po aq i rëndësishëm sa ushtrimet për jetëgjatësi

Tri zakone të këqija mund ta përshpejtojnë procesin e plakjes:

Stërvitjet e rënda që i bëni shumë shpesh

Edhe pse mund të mendoni se rregulli i përgjithshëm për stërvitjen është se sa më vështirë ta bëni stërvitjen në një kohë më të shkurtër, aq më mirë – nuk është kështu. Sigurohuni që të mos stërviteni përtej kapacitetit tuaj.

Ekziston një numër i caktuar i fibrave muskulore dhe njësive motorike që mund t’i përfshini në një seancë, ndërsa çdo gjë më shumë se kjo do të prodhojë efektin e kundërt, që do të thotë se vetëm do të lodheni.

Kur stërviteni shumë, trupi juaj gjithashtu prodhon më shumë kortizol, gjë që duhet shmangur. Shumë kortizol do të thotë shumë stres, i cili përshpejton procesin e plakjes.

(Foto: TF Fitness)

Shumë stërvitje HIIT

HIIT është një formë e shkëlqyer ushtrimi. Djeg kaloritë me një ritëm më të shpejtë në krahasim me kardio të rregullt dhe gjithashtu rrit metabolizmin tuaj.

Megjithatë, e keqja e HIIT është se mund të jetë e vështirë për t’u rikuperuar, veçanërisht nëse e praktikoni atë çdo ditë dhe me ushtrime të tjera gjatë javës. Siç u përmend më parë, përpiquni të kontrolloni lodhjen dhe mos e teproni.

Lexo po ashtu Ekziston një kohë optimale e ushtrimeve për të eliminuar dhjamin

Injorimi i trajnimit të ‘Zonës 2’

Stërvitja në ‘Zonën 2’ – zona qëllimi i të cilës është të jetë në gjendje të mbajë një ritëm nën pragun aerobik për mbi 30 minuta – është diçka që nuk duhet ta injoroni si pjesë e rutinës suaj të fitnesit. Bërja e punës aerobike është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit tuaj metabolik, jetëgjatësisë, funksionit mitokondrial dhe rrahjeve të zemrës në qetësi.

Kur nuk e përfshini stërvitjen e ‘Zonës 2’ në rutinën tuaj, po i humbini këto përfitime kryesore shëndetësore dhe mund ta përshpejtoni procesin e plakjes. Rekomandohet që të përfshini dy deri në tri seanca të këtij trajnimi në rutinën tuaj, duke synuar 30 deri në 45 minuta në çdo seancë. /Telegrafi/

Exit mobile version