Telegrafi

Edhe Tuna ironizon me “ariun problematik”

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Ka tash e sa ditë që në mediat kosovare është bërë temë “ariu problematik” i Prizrenit.

Me gjithë urdhëresën për ta ekzekutuar kafshën në fjalë, të shumta ishin reagimet që dolën kundër këtij veprimi.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj ironizon me 'ariun problematik': Jemi fantastikë, e kthejmë në temë nacionale një ari

Sido që të jetë, duket se me një temë të tillë kanë filluar të ironizojnë edhe yjet e estradës.

Këngëtarja Tuna Sejdi publikoi një fotografi mjaft atraktive për fansat e saj së fundmi në Instagram, teksa në mbishkrimin e saj shkruante një pyetje të çuditshme.

“Ku është arusha?”, ishin fjalët e këngëtares, e cila njëherësh me këtë përshkrim ka bërë për të qeshur një pjesë të mirë të ndjekësve të saj.

Ndërsa ditë më parë, për të njëjtën çështje pati reagime edhe nga këngëtari Genc Prelvukaj, i cili e quajti të habitshëm faktin se si mediat por edhe shoqëria civile po i kushtojnë kaq shumë vëmendje një ariu. /Telegrafi/