Telegrafi

Edhe Torino shfaq interesim për Niang

E ardhmja e M’baye Niang është në udhëkryq.

Sulmuesi i Milanit, kërkohet nga Torino që prej kohësh dhe tani duket se ka ardhur momenti final.

Seneglazi vlerësohet shumë nga trajneri i Toros dhe kjo mund të jetë faktori kryesor që të bindë lojtarin të largohet nga kuqezinjtë, për t’u transferuar te Torino.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim disa skuadra angleze dhe turke, por ai preferon të mbetet në Serie A.

Nuk përjashtohet mundësia që anësori të futet në marrëveshje për Andrea Belottin. /SS/Telegrafi/