Telegrafi

Edhe Tayna iu bashkua protestës në Drenas

Sot (e premte) është mbajtur protesta në Drenas për rastin e abuzimit seksual të së miturës nga profesori dhe hetuesi policor.

Qytetarë të shumtë kanë protestuar, duke kërkuar drejtësi për gjashtëmbëdhjetëvjeçaren që ra pre e një abuzimi seksual, që tronditi mbarë Kosovën.

Lexo po ashtu Të famshmit shqiptarë që mbështetën protestën e sotme në Prishtinë

Duket se në këtë protestë nuk kanë munguar as fytyrat publike, e njëra ndër to edhe reperja e re e skenës, Tayna.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur duke publikuar në InstaStory imazhe nga protesta, pjesë e së cilës ishin edhe mijëra qytetarë.

Foto: Tayna/InstaStory

Për të treguar se është në mbështetje të vajzës viktimë, Tayna publikoi edhe një thënie motivuese të Parth Bishnoi.

“Ata thonë vajzat janë të sigurta në shtet tani, por arma në xhep dhe spreji në kuletën e saj, tregojnë një histori ndryshe”, janë fjalët që reperja ndau me fansat e saj.

Foto: Tayna/InstaStory

Ndërkohë, protestës së mbajtur një ditë më herët në Prishtinë, i ishin bashkuar edhe të tjerë këngëtarë si: Dafina Zeqiri, Eliza Hoxha, Shpat Deda etj. /Telegrafi/