Telegrafi

Edhe Sassuolo e do Balotellin

Një antar i ekipit të Mario Balotellit ka zbuluar se Sassuolo dhe Chievo janë vënë në kërkim të futbollistit.

Sulmuesi kaloi sezonin e kaluar në huazim te Milani, por Rossonerët nuk duan që ta bëjnë permanente marrëveshjen.

“Eshtë e vërtetë se Sassuolo mendoi për të”.

“Por, në aspekte të pagës jemi larg, Liverpooli kurrë nuk do të pranojë foertën e tyre, dhe kështu nuk do të ndodhë asgjë”.

“Chievo? Po, këto janë dy klubet e vetme që e kërkojnë Balotellin”, u shpreh Enzo Raila, nga ekipi menaxhues i Balotellit. /Telegrafi/