Telegrafi

Edhe Sarri e sheh Trippierin si pasues të Cancelos

Burime të shumta të mediave italiane tregojnë se Kieran Trippier shihet si pasues i Joao Cancelos te Juventusi, edhe pse Tottenhami dëshiron 25 milionë euro.

Sipas mediumeve Sportitalia dhe La Gazzetta dello Sport, trajneri i ri i Zonjës së Vjetër, Maurizio Sarri e sheh Trippierin si zëvendësim ideal për Cancelon, i cili pritet të kalojë te Manchester City.

Juventusi thuhet se i është ofruar anglezit një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.6 milion euro në sezon dhe bonuse të lidhura me performancën.

Lexo po ashtu Juventusi lëviz për Trippier pas pasigurisë për të ardhmen e Cancelos  

Problemi më i madh është skuadra angleze, Tottenham, pasi ata kërkojnë të paktën 25 milionë euro për mbrojtësin e djathë 28-vjeçar.

Edhe pse Sarri tashmë ka punuar me Elseid Hysajn në Empoli dhe Napoli, ai nuk duket të jetë favorit për t’u bashkuar me të në Torino. /Telegrafi/