“Demarkacioni, Çakorri, Zhlepi, Tarifa, Taksa, ju merrni bajrakun e në fund e lëshoni për karrige”, e nis këngën e tij të re reperi i njohur BimBima.
Artisti shqiptar ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor, në të cilin flet për disa prej temave që kanë qenë aktuale prej vitesh në Kosovë e po ashtu duke përfshirë edhe politikanët dhe gjendjen në vend.
“Edhe Sa”mban titullin kjo këngë, të cilën e ka sjell vetëm në versionin ‘audio’.
Për tekstin është kujdesur vet reperi, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Faton Dolaku.
Projekti tashmë gjendet i lansuar në platformën YouTube dhe besohet se do e ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.
Kujtojmë që vitin e kaluar reperi solli albumin e tij të titulluar “Bima” me mbi 15 projekte. /Telegrafi/