Forcat ukrainase sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar me granatime mbi pozicionet e ushtrisë ruse në qytetin Donetsk në lindje të Ukrainës, qytet ky që kontrollohet nga rusët, që po e cilësojnë si sulmin më të madh në vitet e fundit, kanë bërë të ditur sot separatistët pro-rusë që i vendosi në pushtet Rusia pas aneksimit të këtij rajoni.
“Në mëngjes rreth orës 7, Donetsku ishte cak i sulmit më masiv që nga viti 2014”, tha në Telegram, Aleksei Kulemzin, kryetari i Donetskut që po e mbështet Rusia, transmeton Telegrafi.
Donetsk woke to this hell:
"The moment of arrivals in the center of Donetsk was captured in the frame.
40 rockets from MLRS Grad exploded on residential streets."https://t.co/E7EU3m4IrO pic.twitter.com/YC3A16W6VJ— Eva Karene Bartlett (@EvaKBartlett) December 15, 2022
Sulmi i fundit mbi pozicionet e ushtrisë ruse në Donetsk, është dëshmi se ukrainasit nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa të çlirojnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon të bëjë thirrje për dhurim të armëve moderne nga ana e vendeve të perëndimit, për t’ju kundërvënë aeroplanëve dhe dronëve kamikaz rusë.
Ukrainians shelled Donetsk with over 40 grad rockets. This is the worst shelling since 2014.
Things aren’t going so hot on the battlefield so they’re taking it out on civilians hoping that will draw resources back to Donetsk. They did the same thing during Mariupol. pic.twitter.com/QrETNDlIGC
— ayden (@squatsons) December 15, 2022
E me marrjen e sistemeve të avancuara raketore si HIMARS, IRIS-T, rrjedha e luftës në Ukrainë ka ndryshuar. /Telegrafi/