Telegrafi

Edhe rusët e pranojnë se po ka sukses ofensiva ukrainase: Ata kanë marrë nën kontroll një fshat dhe po avancojnë

Forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e fshatit Piatikhatko në frontin Zaporizhzhia, ka pranuar një zyrtar lokal i emëruar nga Rusia.

Ky është suksesi i parë i Ukrainës në atë front, që kur nisi kundërofensivën e saj në fillim të këtij muaji, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i emëruar nga Rusia pranoi të dielën se Ukraina kishte rimarrë një fshat në rajonin jugor të Zaporizhzhia, suksesi i saj i parë në atë front që kur nisi kundërofensivën e saj në fillim të këtij muaji.

Zyrtari Vladimir Rogov tha se forcat ukrainase kishin kapur vendbanimin Piatikhatko dhe po avancojnë atje ndërsa ishin nën zjarr nga artileria ruse.

Ofensivat “valë të armikut kanë dhënë rezultate, pavarësisht humbjeve të mëdha, luftimet e ashpra vazhdojnë në zonë”, tha Rogov në aplikacionin Telegram. /Telegrafi/