Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar se për pak ditë do të nisë turneun e saj në Australi.
Ajo është shumë e entuziazmuar që do të performojë për fansat australianë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të ri “Phoenix”.
Ndërkohë thuajse të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë njohur me sfidën “10 years Challenge”, e cila sfidon personazhet që të publikojnë një krahasim të fotografive të tanishme, me ato të 10 viteve më parë.
Pasi një sfidë e tillë është pranuar nga emra shumë të njohur ndërkombëtar, kësaj sfide i është përgjigjur edhe Rita Ora.
Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi, duke krahasuar dukjen e saj në vitin 2009, duke e krahasuar me një nga fotografitë e sotme.
Këngëtarja shqiptare ka qenë një bionde bukuroshe në vitin 2009, teksa e tillë vazhdon të jetë edhe sot, ndonëse vazhdon të shfaqet më rrallë me kaçurrela siç bënte dikur.
Përndryshe viti 2009, ishte pikërisht viti kur Ora nisi karrierën e saj drejt muzikës, teksa debutimin e pati në fund të vitit 2011 me këngën “Hot Right Now” në bashkëpunim me DJ Fresh, një hit që e ngjiti atë në majat e top listave në Britaninë e Madhe.
Rita këtë vit feston jubileun e 10 vjetorit të rrugëtimit të saj në muzikë, i cili është pasuar nga suksese të shumta duke marrë epitetin si një prej personazheve shqiptarë më të arritur në tregun internacional. /Telegrafi/